“Do ta shikoja nga çdo cep i botës”, Klop: Sfidë super emocionuese me Sitin, ndeshja më e vështirë

by admin
Spread the love

Mançeter Siti-Liverpul është një ndeshje që Jyrgen Klop nuk do ta humbiste për asnjë arsye në botë, edhe nëse ai do të ishte në fund të botës dhe nuk do të kishte asnjë lidhje me këto dy klube. Trajneri i Liverpulit tha gjatë konferencës për shtyp se përballja me kampionët dhe kryesuesit e Premier Ligës është një test për të parë forcën e vërtetë të skuadrës së tij dhe kuptuar kredencialet për titull.

“Ne nuk jemi perfektë, e pamë që ndeshjen e fundit në Premier Ligë dhe mund ta kishim humbur. Nuk ishim mirë atje, bëra shumë ndryshime, ishte me të vërtetë përgjegjësi e imja, por prapë nuk ishim mirë kundër Lutonit, mund ta kishim fituar ndeshjen. Por në shumë ndeshje, ne ishim mirë dhe e merituam atë që morëm. Me 10 lojtarë ishim të jashtëzakonshëm. Ky nuk është një test se sa pranë mund t’i shkojmë Sitit, është thjesht një ndeshje vërtet emocionuese, të cilën unë do ta shikoja kudo në planet. Ne duhet të përgatitemi për të siç duhet dhe e dimë se duhet të jemi në maksimumin tonë për të pasur një shans. Do të shohim”, tha trajneri gjerman, i cili analizon faktorët kyç në skuadrën e tij, që i ka lejuar ata të jenë një pikë pas “qytetarëve” në renditje.

“Ne kishim nevojë të merrnim pikët gjatë këtyre javëve. Cilësia e Sitit është dëshira për të fituar ndeshjen e radhës dhe kjo është shumë e veçantë. Djemtë tanë këtu, janë ende shumë të rinj dhe vera e ardhshme do të jetë krejtësisht ndryshe”.

Për rivalitetin direkt me Sitin, ai shtoi: “Nuk e di për rivalitetin, do të duhet të pyesni njerëzit. Për ne, nga pikëpamja sportive, kjo është një nga ndeshjet më të vështira që mund të luash prej vitesh, që kur unë ndodhem këtu. Nga pikëpamja e futbollit, na duhej pak kohë për t’u bërë rivalë në fushë”.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

You may also like