Dje u zyrtarizua te Juventusi, Andrea Cambiaso huazohet te Bologna

by admin
Spread the love

Ditën e djeshme u zyrtarizua si blerja më e fundit e Juventusit, por sezonin e ri Andrea Cambiaso do të luajë në Serie A me fanellën e Bolognas.

Klubi kuqeblu ka njoftuar në faqen e vet zyrtare se ka huazuar lojtarin e bardhezinjve për një vit.

“Bologna njofton se ka blerë përkohësisht deri në 30 qershor të vitit 2023 nga Juventusi të drejtat e paraqitjeve sportive të mbrojtësit Andrea Cambiaso”, lexohet në njoftimin e klubit. / Oversport.tv

Foto: JuventusFC Twitter

You may also like