‘Djalin e përjetshëm e kam sot shok’, Ardit Gjebrea uron të birin për ditëlindje: Krenar për ty Jon!

by admin
Spread the love

Për familjen e Ardit Gjebreas, kjo e enjte e 18 majit është shumë e veçantë. Gëzimi i parë i moderatorit dhe Anilës, Joni feston sot ditëlindjen dhe mbush plot 32 vjeç. E në këtë ditë kaq speciale, Arditi e ka uruar publikisht të birin.

Përmes një postimi në rrjete socials, moderatori e kantautori i njohur shkruan se Jonin e ka tashmë edhe shok, përveçse djalë. Ndër të tjera, Arditi shkruan se është krenar për rrugëtimin e të birit deri më tani dhe nënvizon se është krenar për të.

“Në këtë 32 vjetor tëndin realizoj përfundimisht se djalin e përjetshëm, e kam edhe shok. Tashmë u bë kohë që i dorëzuar plotësisht patericat e prindërimit tonë, dhe bekoj të ardhmen dhe lirinë tënde, bësimplotë për rugëtimin që ke nisur.

Krenar për ty, Jon!”- shkruan Ardit Gjebrea në Instagram. Kujtojmë që veç Jonit, Arditi është baba i një vajze, Anna, e cila prej kohësh ka vendosur të ndjekë rrugën e të atit, muzikën.

You may also like