Djali i familjes së Adem Jasharit shënon në ditën e veçantë, Prishtina eliminon Trepçën ’89

by admin
Spread the love

Prishtina ka treguar lojë më të mirë se Trepça ’89, duke shënuar fitore bindëse me rezultat 5:1.

Prishtina është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Ndeshja është zhvilluar në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Në minutën e 82-të, Igball Jashari (djali i Bashkimit), djali nga familja e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, shënoi për 5:1.

Një gol i veçantë në ditën e veçantë, në përvjetorin e heronjve, familjes Jashari.

Gjithçka ishte e qartë në 45 minutat e parë, kur bardhekaltrit avancuan me 4:0.

Për Prishtinën shënuan Kryeziu (8’), Muja (25’), Pefqeli (40’ – nga penalltia), Hyseni (44’).

Mysafirët shënuan në minutën e 72-të. 

Trepça eliminohet nga garat e Kupës së Kosovës.

You may also like