Dj Pm i propozon Sarës për martesë? Blogerja i jep përgjigjen publikisht (FOTO)

by admin
Spread the love

Blogerja e njohur shqiptare, Sarah Berisha dhe Pajtim Krasniqi, i njohur ndryshe si Dj Pm janë një nga çiftet më të komentuar të showbiz-it shqiptar. Ata u njohën gjatë kohës kur ishin banorë në programin “Big Brother”, ndërsa brenda shtëpisë krijuan edhe një marrëdhënie, që e kanë vazhduar edhe jashtë.

Duket se gjërat mes tyre po shkojnë shumë mirë dhe lidhja e tyre është më e fortë se kurrë. Kjo shihet edhe nga postimet e çiftit në rrjete sociale, ku Dj Pm dhe Sarah janë shumë aktivë. Me të drejtë, fansat pyesin dhe kanë kuriozitet se kur do të vijë hapi i radhës së dyshes së tyre të preferuar.

E së fundmi, vetë blogerja ka ndarë një foto të dorës së saj të majtë ku shihet teksa mban një unazë me gur në gisht. “Ajo tha po”- shkruan Sarah krahas fotos së publikuar në Instastory, duke ngjallur kështu dyshimet se Dj Pm i ka propozuar të dashurës së tij për martesë. Nga çifti nuk ka pasur asnjë reagim të mëtejshëm.

Gjithsesi, nëse ky lajm do të konfirmohet nga Sarah dhe Dj Pm, shumë fansa të çiftit do të gëzoheshin. Kujtojmë që dyshja nuk janë i vetmi çift i dalë nga shtëpia e Big Brother VIP, pasi edhe Einxhel Shkira e Dj Dagz kanë dalë çift së bashku. Moderatorja është në pritje të një djali, ndërsa nuk dihet muaji se kur do ta sjellë në jetë vogëlushin.

You may also like