Dita e klasikes! Sfidën Tirana Vllaznia e shihni vetëm në Oversport dhe Tibo

by admin
Spread the love

Klasikja e futbollit shqiptar, përballja mes Tiranës dhe Vllaznisë sot në orën 16:00 në stadiumin “Selman Stërmasi” do të hapë ndeshjet e javës së tretë të Abissnet Superiore.

Pasi morën fitoren e parë sezonale në kampionat në fundjavë, të dyja skuadrat kërkojnë suksesin e radhës përballë një rivali direkt në luftën për titullin kampion.

Tirana debuton në shtëpi ditën e sotme dhe synon që ti dhurojë tifozëve një tjetër fitore.

Sfidën e sotme mund ta ndiqni live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo. Emisioni “Ti BO GOL” sjell atmosferën e klasikes live nga stadiumi që nga ora 15:15. Nuk do të mungojnë surprizat, komente, analiza dhe intervista me protagonistët. /Oversport.tv

 

You may also like