Dita botërore e Shëndetësisë/ Brenda vitit rreth 250 mjekë largohen nga RMV-ja! – Shqip

by admin
Spread the love

Të dhënat e Shoqatës së Mjekëve të Maqedonisë flasin për numra shqetësues të mjekëve të cilët largohen nga vendi në nivel vjetor.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

Sipas kryetarit të kësaj shoqate, Goran Dimitrov, çdo vit 200 deri në 250 mjek nga shëndetësia publike largohen nga vendi.

Duke bërë krahasim të numrit të mjekëve në vend, ai tha se në fund të viteve 90-ta ka pasur 18 mijë mjek, ndërsa tash ka mes 6 dhe 7 mijë mjekë që janë medicinal.

“Nga pikëpamja profesionale, mendoj se duhet të bëhet rajonalizim i mirë, të sigurohen kushte më të mira për specializim, avancim, punësim i shpejtë në një mënyrë me bursa derisa mësojnë studentët e medicinës dhe gjithsesi të respektohen disa lloje të dëshirave për avancimin apo vizionin që e kanë të rinjtë në profesion”, tha Goran Dimitrov.

Sipas zëvendësministres së Shëndetësisë, Maja Manolleva, ikja e punonjës shëndetësor në përgjithësi është problem global dhe vendi duhet të përballet me këtë problem.

Ajo tha se po ndërmarrin masa që ky numër të ulet.

“Investimi në infrastrukturë në institutet publike shëndetësore do të jetë edhe një motiv për mbajtjen e mjekëve të rinj në shtetin tonë. Përpos në infrastrukturë, në pajisje më moderne dhe më të sofistikuar e cila ju mundëson që metodat botërore të punohen edhe këtu në vend”, tha Maja Manoleva, Zëvendësministre e Shëndetësisë.

Sipas përfaqësueses së OBSH-së për Maqedoninë e Veriut, Ane Johansen, vendi ka shënuar përparim të caktuar në shëndetësi, megjithatë ajo tha se duhet të punohet në përmirësimin e mbulimit të sigurimit shëndetësor dhe të ulen harxhimet të cilat qytetarët duhet t’i paguajnë nga xhepi i tyre./tvklan.mk

You may also like