Disa pjesë të Çairit, Petrovecit dhe Gjorçe Petrovit pa energji elektrike

by admin
Spread the love

Pa energji elektrike sot do të jenë një pjesë e banorëve të komunës së Çairit, Petrovecit dhe Gjorçe Petrovit.

Në periudhën nga ora 08:30 deri në orën 15:00 pa energji do të jenë konsumatorët e rrugës “Kumbara”, “Ismail Kadare”, “Sevastopollska”, “Krimska” dhe “138” në Komunën e Çairit.

Nga ora 09:00 deri në orën 11:00 sot pa energji do të jenë objektet e “Kiperit” të vendosur në zonën industriale Qojlia në Komunën e Petrovecit.

Pa energji në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 13:00 do të jenë konsumatorët e vendosur rreth stacionit hekurudhor në Vollkovë, Komuna e Gjorçe Petrovit.

Ashtu siç njoftoi QRMK-S

MARKETING



You may also like