Direkt nga Milano, Interi kalon në finalen e Ligës së Kampionëve (VIDEO)

by admin
Spread the love

Interi sonte mundi Milanin edhe në ndeshjen e dytë për ta siguruar finalen e Ligës së Kampionëve.

Ekipi i Klan Kosovës ka qëndruar në vendin e ngjarjes për ta parë nga afër atmosferën para, gjatë dhe pas ndeshjes.

“Ende nuk patëm mundësi të dilnim jashtë sepse festa e interistëve këtu në fushë dhe në tribuna zgjati 40 minuta”, ka thënë gazetari i Klan Kosovës dhe komentatori i Artmotionit, Arlind Sadiku, në lidhje direkte për Edicionin Special të Klan Kosovës.

“Para 3-4 minutave lojtarët dhe tifozët ultras të Interit filluan të largoheshin dhe tashmë festa është bartur jashtë stadiumit”.

“Pra, nuk shkuan as në zhveshtore futbollistët dhe ishte diçka e jashtëzakonshme të shihje duke festuar me tifozët, duke parë DiMarcon që mori mikrofonin e spikerit zyrtar të stadiumit dhe për gjysmë ore i orientoi publikun se çfarë të këndonin duke e përmendur një nga një emrat e futbollistëve të Interit që shumica prej tyre do të jenë prezentë për herë të parë në finalen e Ligës së Kampionëve”.

 

You may also like