Diplomatët e BE-së dhe aleatëve bojkotojnë Lavrovin edhe në adresimin përmes videos

by admin
Spread the love

Përfaqësuesit e shteteve evropiane dhe aleatëve janë larguar nga konferenca e OKB-së për çarmatim teksa po fliste ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov.

Një video të cilën e ka postuar delegacioni francz shfaq dhjetëra diplomatë duke u larguar derisa Lavrov e filloi adresimin e tij virtual shkruan CNN.

“Largimi i diplomatëve të BE-së dhe partnerëve të saj gjatë deklaratës së ministrit Lavrov në Konferencën për Çarmatimin këtë mëngjes për të treguar mbështetjen tonë për Ukrainën”, thuhet në postimin në Twitter.

Gjatë fjalimit të tij në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Lavrov tha se nuk mori pjesë personalisht për shkak të atyre që ai i quajti masa “ofenduese” nga Bashkimi Evropian në zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë pas pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.

You may also like