Diola i pret shpresat Xhonatanit: Të shoh si vëlla

by admin
Spread the love

Mbrëmjen e kaluar, nutricionistja Diola Dosti dhe Xhonatan Islami kanë darkuar së bashku në dhomën e surprizave. Dy konkurrentët e këtij edicioni të Big Brother VIP  janë shpërblyer nga ‘Vëllai i Madh’ duke qenë se janë shpallur fitues të lojës me bebin.

Xhoni dhe Diola kanë qenë mjaft të afërt me njëri-tjetrin që në momentin kur parashutisti i njohur u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Madje, banorët e tjerë brenda shtëpisë mendojnë se ata flirtojnë me njëri-tjetrin dhe mund të lindë edhe diçka mes tyre.

Por këto ide i ka hedhur poshtë vetë nutricionistja gjatë darkës, e cila i ka bërë të qartë Xhonatanit se çfarë ndjen për të, ndërsa është shprehur se e sheh si vëlla.

Diola: E di që nesër mund të ketë komente të ndryshme për ne të dy. Por që ne e kemi shumë të qartë raportin me njëri-tjetrin.

Xhonatani: Kjo është e rëndësishme

Diola: I dimë shumë mirë përgjigjet që do japim aty. E di që mund ta shohin me dyshim dhe skepticizëm. Unë realisht të shoh si vëllain tim, shumë sinqerisht ta them. Dhe të kam shumë xhan e më bëhet shumë qejfi që të njoh. Dhe duhet t’ua bëjmë të qartë edhe atyre se s’kanë ku të kapen, aty do kapen. Por unë prapë do të të përqafoj, ta dish.

You may also like