Dikur krahasohej me Messin, braziliani përplaset me pemën dhe dëmton makinën me vlerë 600.000

by admin
Spread the love

Pritshmëritë mbi talentin e një futbollisti jo gjithnjë përmbushen. Ky është edhe rasti i Paulo Henrique Soares Dos Santos, i njohur ndryshe si Paulinho. Braziliani në vitin 2003 zbarkoi në Europë nga Bahia, ndërsa u bë pjesë e Cordobës në Spanjë.

Në atë kohë, sulmuesi anësor krahasohej me Lionel Messin, mirëpo fusha tregoi të tjera rezultate dhe tashmë Paulinho ka përfunduar në Kinë ku luan me skuadrën e Shanghai Port.

Por, duke lënë mënjanë futbollin, Paulinho së fundmi është rikthyer të jetë në qendër të vëmendjes mediatike duke qenë se ka përplasur makinën e tij luksoze. 27-vjeçari është rikthyer me pushime në Brazil teksa shoqërohet nga gruaja e tij, ndërsa është përfshirë në një aksident të rrezikshëm me McLarenin e tij me vlerë prej 600.000 eurosh.

Futbollisti ka qenë duke ngarë përtej limiteve të shpejtësisë dhe me rrugën e cila ishte e lagur prej rreshjeve të shiut, makina nuk ka reaguar në mënyrën më të mirë të mundshme ndërsa Paulinho dhe gruaja e tij u përplasen me një pemë.

Dëmet ne pjesën e përparme të makinës janë të mëdha, por për fat të mirë lojtari dhe bashkëshortja e tij ia kanë “hedhur paq” pa pësuar probleme shëndetësore. Sakaq, Paulinho nuk e ka “qarë” shumë makinën e tij luksoze ndërsa pas aksidentit është shprehur se ka nisur kërkimet për të blerë një tjetër McLaren.

You may also like