Digjet makina e komandantit të burgut të Idrizovës: ”Nuk ndjehet i sigurtë, po mendoj të largohem”

by admin
Spread the love

Rreth orës 22:30, në një ndër pjesët më të frekuentuara të lagjes, i vihet flaka veturës së Afrimi Rexhepit, komandantit në Burgun e Idrizovës, njofton KlanM.

Kjo është ajo çka ka mbetur nga vetura e tij.

Vetura është tërësisht e shkatërruar dhe nuk mund të riparohet. Rexhepi, sic percjell KlanM, është i mendimit se shkaktar për ndezjen e veturës së tij mund të jenë zënkat që ka pasur me të burgosurit.

”Unë kam pas mosmarrëveshje me disa të burgosur në Burgun e Idrizovës, për shkak se e kam kryer punën time me nderë dhe me profesionalizëm maksimal. Për ata që më njohin, e dinë se jam profesionist dhe nuk jam njeri që jam i korruptuar apo kriminel. I kam penguar krimit dhe për këtë shkak ma kanë bërë këtë dëm” – deklaroi Afrim Rexhep.

Afrim Rexhepi nuk ndjehet më i sigurt dhe po mendon edhe të largohet nga shteti.

”Si polic zyrtar mendoj që kur neve na ndezin veturat e tona këtu mendoj se është cenuar siguria e shtetit. E çka të flasim për qytetarët e thjeshtë? Këtu nuk bëhet fjalë për Afrimin. Unë nuk kam pas problem personal, kam pas problem institucional. Në këtë moment është sulmuar institucioni, jo Afrimi. Nuk jam vetëm unë i shqetësuar, është tërë familja. Mi ka shqetësuar fëmijët, prindërit kështu që mendoj që me të vërtetë duhet mirë të analizohet thellë që a do të vazhdoj më tutje me punën apo do ta lë” – deklaroi Afrim Rexhep.

Rastin në fjalë e konfirmojnë edhe nga Ministria e punëve të brendshme.

”Më datë 15.04.2023 në SPB-Shkup personi A.R nga Shkupi ka paraqitur se në rrugën “M.Mitrevski” është ndezur vetura e tij e markës “Mercedes” me tabela të Shkupit. Zjarri është shuar, persona të lënduar nuk ka. Është bërë ekspertiza dhe po punohet në zbardhjen e rastit” – thonë nga MPB.

Se nuk iu bëhet vonë për policinë personave që ia kanë vënë flakën veturës, sic percjell KlanM, flet edhe fakti se e kanë bërë në kohë kur në këtë pjesë ka lëvizje të madhe të qytetarëve, e vetura ka qenë e parkuar në afërsi të bulevardit “Brigadat Maqedono-Kosovare”, bulevard që lidh një numër të madh të lagjeve të Çairit me ato të Butelit dhe Shutkës. /KlanMacedonia/

You may also like