Dialog diplomatik kushtuar Ballkanit Perënimor – Shqip

by admin
Spread the love

Presidenti Stevo Pendarovski në kuadër të Forumit Botëror Ekonomik në Davos, ka marrë pjesë në dialogun diplomatik kushtuar Ballkanit Perëndimor.

Pjesëmarrësit e sesionit kanë diskutuar për sfidat me të cilat përballen vendet e Ballkanit Perëndimor dhe dhe është potencuar nevoja për mbajtjen e stabilitetit, krijimin e kushteve për nxitjen e rritjes ekonomike të vendeve dhe domosdoshmërisë për zgjidhjen e kontesteve të ngrira – përcjell KlanM komunikatën e kainetit të Presidentit.

Duke marrë parasysh kontekstin e ri gjeopolitik, liderët në këtë sesion, sic përcjell Klan M, kanë shtruar qëndrimet e tyre rreth rolit të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe kën këmbyer mendime rreth mundësive për gjetjen e platformave të reja për pronovimin e dialogut dhe përfircimit të partneriteteve ndërkombëtare.

Krahas Presidentit Pendarovski në panelin kushtuar Ballkanit Perëndimor kanë marrë pjesë edhe Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, Kryeministrat e Shqipërisë, Kroacisë, Kosovës dhe Malit të Zi, Ministri federal për çështje evropiane dhe ndërkombëtare të Austrisë, Aleksandar Shalenberg, Ministri çek për çështje evropiane, Mikulash Bek, Ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, Kryesuesja me Këshillin e Ministrave të B e H, Borjana Krishto, Drejtori I drejtorisë franceze për siguri të jashtme, Bernar Emie, përfaqësuesi i posacëm i BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Prishtinë – Beograd, Miroslav Lajçak, Këshilltari I jashtëm federal I Zvicrës, Ignacio Kasis, si dhe përfaqësues të UNDP-së dhe BERZH-it./KlanMacedonia

 

You may also like