Dhuna te femrat, reagon Vllaznia: Organizatorët dështuan, përballuam sulmet me dinjitet!

by admin
Spread the love

Ndeshja e së shtunës në futbollin e femrave mes Tiranës dhe Vllaznisë në kompleksin Skënder Halili, degjeneroi në dhunë mes stafeve dhe lojtarëve të klubeve respektive. Ndërsa klubi kryeqytetas fajësoi shkodranët për dhunën, Vllaznia është kundërpërgjigjur duke thënë se ‘sulmet u përballuan me dinjitet’.

Në klubin kuqeblu deklarojnë se organizatorët dështuan në mbarëvajtjen dhe garantimin e sigurisë për miqtë duke qenë se ato u gjendën nën sulmin e personave të ndryshëm që u futen në fushë nga të gjithë anët.

“Klubi i Futbollit të Femrave Vllaznia njofton të gjithë opinion public dhe sportdashës se dënon me forcë të gjitha aktet e dhunshme të ndodhura ditën e shtunë, 25 Nëntor 2023, në ndeshjen Tirana-Vllaznia, të luajtur në fushën sportive “Skënder Halili” në Tiranë.

Duke qenë të vendosur për të përmbushur të gjitha detyrimet që rrjedhin nga zbatimi I rregullores së aktivitetit dhe Kodit të Disiplinës Sportive, kemi përmbushur detyrimin për të raportuar pranë organeve kompetente të FSHF-së duke evidentuar me fakte dhe argument dështimin e plotë të organizatorëve të kësaj ndeshje për organizimin e saj sipas rregullave të përcaktuara qartë.

Lojtaret e KFF Vllaznia dhe zyrtarët e saj të ndodhur në kushtet e mbrojtjes ekstreme dhe pa prezencën e forcave të rendit të cilat janë informuar nga trajneri I KFF Vllaznia, përballuan me dinjitet sulmin e paprecedent të organizatorëve të këtij takimi nëpërmjet personave civilë të future nga katër anët e fushës!”- thuhet në reagimin e Vllaznisë.


Top Channel

You may also like