Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon më shumë përkrahje nga ministria

by admin
Spread the love

Përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës kanë zhvilluar takim me ata  të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë është kërkuar më shumë përkrahje nga kjo ministri.

Në njoftim bëhet e ditur se ministrja, Rozeta Hajdari është treguar e hapur për bashkëpunim në ndryshimet e infrastrukturës ligjore dhe kërkesave të tjera të adresuara nga Dhoma e Tregtisë.

“Diskutim i Ligjit për Investime të Huaja, nevoja e krijimit të ofertës për bizneset, diskutimi i Ligjit për Dhomat/Odat, Ligjit për Tregti të Brendshme, Ligjit mbi TVSH, ishin disa nga çështjet e diskutimit në mes përfaqësuesëve të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë dhe Ministrës së Industrisë, Ndërmarrësis dhe Tregtisë Rozeta Hajdarit”.

“Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë përgjatë këtij takimi kërkoi reagim më të shpejtë ndaj kërkesave të vazhueshme të përcjella nga DHTIK drejtë Qeverisë, Ministrisë së Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë si dhe Ministrive të tjera. Me këtë rast Ministrja e MINT Rozeta Hajdari, u tregua e hapur për bashkëpunim në ndryshimet e infrastrukturës ligjore dhe kërkesave të tjera të bizneseve të adresuara nga Dhoma e Tregtisë”, thuhet në njoftim.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like