Dhjetra mijëra protestojnë në Londër kundër bombardimeve izraelite në Gaza (fotot)

by admin
Spread the love

Dhjetra mijëra njerëz morën pjesë në një protestë masive pro-Palestinës në Londër dhe qytetet kryesore britanike, duke kërkuar fundin e sulmeve izraelite ndaj Gaza.

Demonstrata të ngjashme u zhvilluan në qytete të tjera si Manchester, Glasgow në Skoci e Belfast në Irlandën e Veriut.

Policia në Londër tha se më shumë 1,000 oficerë ishin dislokuar në marshimin në qendrën e qytetit teksa protestuesit kërkonin ndalimin e bombardimeve mizore në qytetin e Gazës.

Zhvillimi vjen teka Izraeli tha sot se do të vazhdojë me më shumë intensitet goditjet e qytetit kundër grupit Hamas, edhe pas më shumë se 7500 të vdekurve, shumica civilë të pafajshëm.

Në tre fundjavat e tetorit protesta të gjera janë zhvilluar në të gjithë Britaninë duke kërkuar ndalimin e masakrës. Protestuesit sot mbanin pankarta si “Palestina e lirë, fund i pushtimit izraelit”.

Bashkë me një qendër zëri protestuesit brohorisnin: “Ndalo armatosjen e Izraelit. Ndalo bombardimin në Gaza”, “Ne jemi të gjithë palestinezë” së bashku me sloganin arab të Palestinës: “From the river to the sea, Palestine will be free”(Nga lumi deri te deti, Palestina do të jetë e lirë).

Në mitingun në Londër aktivisti Chrif El Amraoui tha për rrjetin BBC: “Ne po marshojmë, unë po qaj sepse fëmijë po vriten çdo ditë. Përse? Përse duan që më shumë femije të vriten?”

Abdul Mahfuudi merrte pjesë në  protestë bashkë me tre fëmijët e tij: “Ata duhet të ndalojnë vrasjen e fëmijëve.”

Turma të mëdha ishin mbledhur në pikat e qendrës së Londrës, Embankment, Whitehall, Strand, Westminster dhe ura e Waterloo, tha policia.

Disa mijëra njerëz ishin mbledhur gjithashtu në qendrën e Manchester në veri të Britanisë, jashtë librarisë St Peter’s Square.

Kreu i policisë në Londër, Kyle Gordon, tha se protesta do të kontrollohet nga afër dhe nëse dikush bën thirrje për luftë kundër Izraelit do të ndërhyet.

Demonstrata janë zhvilluar në shumë qytete të botës duke bërë thirrje për ndalim të konfliktit dhe lejim të ndihmave në Gaza.