Devolli e Siljanovski së bashku: Duhet të shpëtojmë sezonin

by admin
Spread the love

Fitorja e fundit daton më 19 janar dhe Dinamo është duke kërkuar në mënyrë emergjente pikë për t’i shpëtuar rënies nga kategoria. Ata do të përballen në transfertë kundër Vllaznisë, ndërsa për të komentuar takmin ka folur për mediat trajneri Bledar Devolli dhe Siljanovski.

DEVOLLI- “Kemi punuar fort dhe mendoj se kemi bërë zgjedhjet e duhura për nesër. Dua të kemi shpejtësi dhe cilësi në ofensivë. Shpresoj të bëjmë një ndeshje të mirë dhe me rezultat nesër. Vllaznia ka një prej ekipeve më të mira dhe më pëlqen loja e tyre, por kanë edhe ata pikat e tyre të dobëta dhe ne duhet t’i godasim aty.

Rikthehet Sofranac por mungon Imami, Reginaldo dhe Malikji që u lëndua sërish në stërvitje dhe na prishi planet, por do të marrim masat pasi grupin e kemi. Duhet të jemi agresivë dhe mendoj se do të kemi rezultat. Duhet të marrim më shumë përgjegjësi, nga unë i pari. Kemi folur edhe me lojtarët, duhet të shpëtojmë sezonin. Nesër kam besim tek kthesa”.

SILJANOVSKI- “E respektojmë Vllazninë si një skuadër e fortë. 3 ndeshjet e fundit kemi bërë mirë, por nesër duam të fitojmë. Në këtë pikë të sezonit çdo pikë është e nevojshme. Objektivi i vetëm është të shpëtojmë sezonin. Nuk e prisnim të ishim në këtë situatë, por kemi edhe 14 ndeshje përpara. Do stërvitemi fort që të rregullojmë gabimet tona”. /oversport.tv

You may also like