Detaje të padisë së dy grave që akuzonin në mënyrë të rreme se Brigitte Macron ka lindur mashkull (fotot)

by admin
Spread the love

Dy gra që akuzonin mënyrë të rreme se zonja e parë e Francës, Brigitte Macron ishte një mashkull i lindur, kanë humbur padinë e tyre dhe janë dënuar me gjoba simbolike, mësohet sot nga mediat.

Por dyshja thonë se janë bërë objekt i një fushatë intimidimi nga autoritetet pasi sipas tyre “stabilimenti lartë i Parisit kërkonte të mbronte një sekret shtetëror”, shkruan e përditshmja britanike Daily Mail.

Detajet e rastit të pazakontë mbi gruan 70-vjeçare të Emmanuel Macron dolën sërish në vëmendje në fundjavë kur vetë bija e saj foli publikisht për akuzat.

40 vjeçarja Tiphaine Auzière, tha mes të tjerash për të përditshmen vendase Paris Match: “Jam e shqetësuar për atë që qarkullon në mediat sociale se nëna ime është në fakt një burrë”.

Auzière diskutonte gjithashtu se sa e lënduar ishte kur zbuloi se nëna e saj mësuese shoqërohej me një nxënës, teksa asokohe adoleshenti Emmanuel Macron ishte lidhur me 40 vjeçaren Brigitte Auzière, që jepte letërsi në shkollën e Amiens, në veri të Francës.

Në lidhje me dy të akuzuarat për shpifje, 52 vjeçarja astrologe Amandine Roy, dhe Natacha Rey, 48 vjeçe, gazetare, kishin bërë pretendimet në një video në rrjetin YouTube, ku thonin se Brigitte kishte lindur djalë me emrin Jean-Michel Trogneux, në vitin 1953.

Ky është në fakt emri i vëllait të Brigitte, ndërsa Trogneux është mbiemri i vajzërisë.

Akuzueset pretendonin gjithashtu se bashkëshorti i parë i Brigitte, André-Louis Auzière, nuk ka ekzistuar fare megjithë raportimin e vdekjes së tij në 2020, në moshën 68 vjeçare.

Gjykatësi në Normandy hodhi poshtë pretendimet e grave dhe i gjobiti ato me 2000 euro secila për shpifje.

Por pas apelit gjobat u reduktuan në 500 euro.

Por pretendimet e grave shkonin më tej teksa Natacha Ray pretendon se Jean-Louis Auzière kishte falsifikuar dokumentet administrative për të fshehur një “sekret shtetëror” – faktin që gruaj a e tij kishte lindur të tre fëmijët e Brigitte, përfshi dhe Tiphaine Auzière, shkruan Daily Mail.

Jean-Louis Auzière tha në gjykatë: “Kam punuar me Brigitte deri në fund të viteve 1980, mund të konfirmoj se nuk është një burrë”.

Avokati i dyshes Frédéric Pichon, tha se hetimet për zonjën Macron nuk ishin kryer me dashakeqësi por sipas konventës evropiane të të drejtave të Njeriut, për lirinë e shprehjes.

Ai shprehu gjithashtu zemërim që klientja e tij ishte mbajtur në polici dy herë gjatë çështjes. “Jam i shokuar nga mjetet e ekzagjeruara të përdorura nga autoritetet për të bërë atë të heshtë”.

Pichon shtoi: “Kjo duket si një intimidim nga njerëz ultra-të mbrojtur. Përse e ndjekin atë kështu?”

Teoritë transfobike për zonjën Macron jaën shfrytëzuar politikisht nga e djathta franceze në 2022, si dhe nga protestuesit kundër fushatës së vaksinave të detyruara të Covid për të sulmuar presidentin Macron./DailyMail/


Top Channel

You may also like