Detaje nga aksioni në të cilin u arrestua edhe një zyrtar i BDI-së – dëmi llogaritet rreth 840 mijë euro

by admin
Spread the love

Policia sot në mëngjes ka kryer bastisje në disa lokacione në Shkup, gjatë të cilave tashmë janë ndaluar disa persona – biznesmenë, inspektorë, ndër të cilët edhe zyrtarë të BDI-së,

Në mesin e të arrestuarve është edhe Ismet Guri, ish-drejtor i DHP-së i cili disa ditë më parë u dënua me 3 vjet e 6 muaj burg në rastin “Titanik 3” për manipulim të rezultateve zgjedhore në zgjedhjet lokale të 2013-ës në Çair, njofton SHENJA.

Sipas informacioneve të Telmas, janë arrestuar tre të punësuar në DHP, ne mesin e të cilëve Ismet Guri dhe djali i tij. Gjithashtu të dyshuar janë 15 persona dhe 3 firma.

Të dyshuarit akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, shmangie nga tatimi si dhe pastrim parash.

Aksioni ka ndodhur për një kohë të gjatë dhe ka nisur pas dyshimeve në Departamentinp ër Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Ministrinë e Brendshme.

Njoftim nfa MPB

Gjatë ditës së sotme departamenti për Luftë kundër Krimit të Organizuar ka ngritur kallëzim penal ndaj 15 personave fizikë dhe 3 personave juridik, përkatësisht ndaj 11 personave fizik për veprat penale “bashkim kriminal”, “mashtrimit tatimor” dhe “pastrimit të parave”.

“Konkretisht, tre nga të denoncuarit, përfshi dhe një udhëheqës nga Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP), organizuan një bashkim kriminal në shtator 2020, të cilit më pas iu bashkuan edhe 8 persona të tjerë, duke përfshirë dy punonjës të DAP, dhe pjesa tjetër menaxherë apo pronarë të personave juridik të cilët gjatë vitit 2020 dhe 2021 në mënyrë të organizuar, përmes tetë personave juridikë nga Shkupi, kanë lëshuar fatura fiktive dhe kanë gjeneruar kërkesa fiktive në DAP për rimbursim tatimor, duke kryer krimet e përmendura dhe kanë përfituar pasuri të kundërligjshme në dëm të mjeteve buxhetore. Të pandehurit e parë dhe të dytë, edhe pse nuk janë pronarë, drejtues dhe persona të autorizuar të llogarive të subjekteve juridike, në fakt kanë menaxhuar, koordinuar dhe dhënë udhëzime për veprim, si dhe i kanë raportuar aktivitetet menaxherit të tretë të pandehur nga DAP”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

MARKETING



You may also like