Deschamps voton Benzemanë: Meriton të fitojë “Topin e Artë”

by admin
Spread the love

Favoriti kryesor për fitimin e këtij edicioni të “Topit të Artë” është padiskutim Karim Benzema. Sulmuesi francez pritet që të jetë pasardhësi i Lionel Messit, fituesit të edicionit të kaluar të çmimit prestigjioz.

Bomberi ka qenë një protagonist absolut në fitoret e Realit të Madridit në kampionat dhe veçanërisht në Champions League.

Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka dalë hapur në mbështetje të sulmuesit të tij: “Shpresoj që Benzema të fitojë Topin e Artë sepse e meriton për atë që bëri gjatë këtij sezoni sportiv me klubin e tij ku fitoi shumë tituj të rëndësishëm, por edhe me kombëtaren ku ishte protagonist në fitoren e Nations League vjeshtën e kaluar.

Ka vite që është një nga sulmuesit më të mirë në botë. do të isha i lumtur për të nëse fiton këtë çmim. Për ne ai është një armë plus në Kupën e Botës”, ka thënë Deschamps. / Oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F. Twitter

You may also like