Deschamps: Nuk e llogaris Benzemanë, Mbappe s’është egoist

by admin
Spread the love

Didier Deschamps ka qetësinë për ndeshjen e tretë ndaj Tunisizë, pasi Franca është e kualifikuar me dy fitore. Mirëpo, trajneri i “Gjelave” ka kërkuar që skuadra e tij të mus e ulë përqendrimin.

“Do të ketë ndryshime, sigurisht që jemi më të qetë për shkak të rezultateve që kemi arritur, po kjo nuk do të thotë se do të futemi në fushë me nënvlerësim. Do të kemi përqendrim maksimal, cilido që do të zbresë në fushë.

Mbappe? Nuk e ka këtë ego që ju të gjithë deklaroni. Sigurisht që të gjithë lojtarët duan të luajnë në Botëror, por është e pamundur. Mbappe nuk është egoist dhe ai është pjesë e një projekti me skuadrën në qendër, jo individin. Ai e di mirë rëndësinë që ka në këtë skuadër, por nuk është më 18 vjeç”, është shprehur fillimisht trajneri i Francës.

Ditët e fundit, po qarkullon në Spanjë lajmi se Karim Benzema është duke u rikuperuar në kohë rekord. Një pyetje që gjithsesi për trajnerin Deschamps duket se nuk ka vend.

“Nuk e di se çfarë lajmi është ky. Nuk kam ndjekur asgjë se çfarë është thënë. Unë kam folur me Benzemanë kur u largua dhe e di edhe dëmtimin që ka dhe kohën që i duhet për rikuperim. Mendoj vetëm për 24 lojtarët që kam në skuadër dhe për asgjë tjetër”, ka deklaruar Deschamps. Franca do të luajë ndaj Tunizisë të mërkurën në orën 20:00, një sfidë që keni mundësi ta ndiqni live dhe përmes platformës Tibo. /oversport.tv

Foto: Équipe de France de Football, Facebook

You may also like