Deri të martën prindërit do të mund të aplikojnë për mbështetjen financiare në shkollat e Maqedonisë së Veriut

by admin
Spread the love

Prindërit e nxënësve që ndjekin mësimin në shkollat fillore dhe të mesme do të mund të aplikojnë për mbështetje financiare, nëse të ardhurat mujore në familje nuk janë mbi 50 mijë denarë, transmeton Portalb.mk.

“Thirrje publike për mbështetje financiare për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme familjet e të cilëve kanë të ardhura totale mujore prej neto pagave deri në 50.000 denarë”, njoftoi Ministria për Arsim dhe Shkencë.

Ministria theksoi që në këtë Konkurs nuk duhet të aplikojnë familjet që kanë aplikuar edhe në muajin dhjetor, pasi e drejta e tyre do të vazhdon edhe këtë muaj. Në këtë Konkurs duhet të aplikojnë familjet që nuk e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë muajin e kaluar.

Nxënësit duhet të jenë shtetas të RMV-së, të rregullt në shkollat fillore ose të mesme.

“Kandidatët duhet të aplikojnë në shkollën ku nxënësi është i regjistruar. Gjatë aplikimit, kandidatët duhet të plotësojnë formularët”, sqaroi Ministria.

Ndryshe, deri më 24 dhjetor zgjati afati për paraqitje në thirrjen publike për mbështetje financiare për nxënësit nga shkollat fillore dhe të mesme, familjet e të cilëve kanë të ardhura të përgjithshme prej neto-pagave deri në 50.000 denarë.

Mënyra e paraqitjes është përshkruar në thirrjen e publikuar nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH), e cila ka siguruar dhe është përgjigjur për pyetjet më shpesh të parashtruara për këtë masë.

MARKETING



You may also like