“Derbi” me Bajramin, Hysaj: Të japim 110%, Sassuolo ka super sulm

by admin
Spread the love

Transfertë e vështirë për Lazion. Skuadra bardhekaltër do të sfidojë Sassuolon e Nedim Bajramit në “Mapei Stadium”, duel që do të zhvillohet sonte në mbrëmje (20:45).

Përballja e fortë e Serie A do të transmetohet live në Shqip 3. Skuadra e Sarrit ka nevojë për pikë pas nisjes jo të mirë të kampionatit, teksa Elseid Hysaj bën thirrje që të jepet 110% në këtë përballje të komplikuar.

Mbrojtësi shkodran, i cili ka nisur sezonin e tretë me Lazion, foli përpara takimit me Sassuolon për Lazio Style Channel, ku ndër të tjera tha:

Do të na duhet të luajmë patjetër një ndeshje siç dimë ne. Vitin e kaluar vuajtëm shumë në këtë transfertë. Në Sassuolo është vërtet e vështirë të sjellësh pikë në shtëpi, por e dimë që mund t’ja dalim nëse japim 110%.

Fitoret e fundit na duheshin, na kanë dhënë motivim dhe qartësi që mund të luajmë dhe fitojmë ndaj çdo kundërshtari. Sassuolo ka lojtarë të nivelit të lartë në sulm, duhet të jemi të kujdesshëm me sulmet e tyre nga krahët.

A është momenti im më i mirë që kur kam ardhur në Itali? Shpresoj të përmirësohemi në renditje dhe sa i përket pikëve të mbledhura. Në fund të vitit mund të them nëse është momenti im më i mirë”, theksoi 29-vjeçari.


Top Channel

You may also like