Derbi i Milanos dhe ndalesat e Juventusit e Romës, çfarë solli java e 5-të e Serie A

by admin
Spread the love

Është mbyllur java e pestë e Serie A të cilën kishit mundësi ta ndiqnit live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo. U mbyll një javë me disa supersfida ku pika kulminante ishte Milani që mposhti në derbin e Milanos, Interin me rezultatin 3-2.

Një tjetër supersfidë ishte edhe ajo midis Lazios dhe Napolit që u mbyll me triumfin e ekipit të Spallettit. Në krye të tabelës së klasifikimit u ngjit Atalanta, pas fitores së deshjme, dhe kryeson me 13 pikë, dy më shumë se Milani dhe Napoli.

Roma pësoi humbjen e parë në këtë edicion të Serie A, me rezultatin e thellë 4-0. Një tjetër ndalesë për Juventusin e Allegrit që këtë herë barazoi në transfertë përballë Fiorentinës dhe pas pesë javësh ndodhet në kuotën e 9 pikëve, po aq sa Interi, respektivisht në vendin e 7-të dhe të 8-të. Ekipet surprizë të momentit janë Udinese dhe Torino të dyja me nga 10 pikë. /oversport.tv

You may also like