Derbi i Italisë, sonte takohen Interi dhe Juventusi

by admin
Spread the love

Derbi i Italisë për trofenë e Superkupës, që përplas fituesen e Serise A me atë të Kupës së Italisë. Interi dhe Juventusi përplasin “brirët” në “San Siro”, në orën 21:00, për t’i shtuar një kupë palmaresit të tyre të pasur.

Interi vjen në këtë sfidë pas një ecurie prej tetë fitoresh radhazi në Serinë, e fundit 2-1 ndaj Lazios në shtëpi. Zikaltrit aktualisht janë duke udhëhequr kampionatin dhe tani synojnë të fitojnë një trofe (Superkupën) që i mungon që nga viti 2011.

Nga ana tjetër, bardhezinjtë vijnë nga fitorja me përmbysje 3-4 në fushën e Romës dhe renditen në vendin e pestë. Skuadra e Allegrit synon të rikonfirmohet në këtë kompeticion pas suksesit të sezonit të kaluar.

Sa u përket formacioneve, trajneri Simone Inzaghi e ka skuadrën të plotë, nga ana tjetër Allegrit i mungojnë shumë lojtarë, madje të formacionit, për arsye të ndryshme, dëmtimesh, pezullimesh dhe për shkak të COVID-19.

You may also like