Deralla: Maqedonia është shembull se si funksionon propaganda

by admin
Spread the love

Në emisionin “Intervistë në SHENJA”, gazetari dhe drejtuesi i shoqatës “Civil”, Xhabir Deralla, tha se Maqedonia e Veriut është shembull se si funksionon propaganda.

“Jemi shembull. Me atë që e keni parasysh se ne jemi, vetëm impakti i asaj që ndodh në Serbi”, tha Deralla.

Deralla tha se në Serbi është një aparat i plotë përpos medieve Sputnik dhe RT, që janë në funksion të propagandës ruse. Ai përmendi presidentin e shtetit Aleksandar Vuçiq, si dhe shefin e kundërzbulimit i cili është në listën e zezë të SHBA-së.

“Po të ishin vetëm RT dhe Sputnik do të ishin eliminuar deri tani por ju keni sisteme serioze dhe resurse që përdoren që të promovohet propaganda ruse”, u shpreh Deralla.

 

MARKETING



You may also like