Deputeti ukrainas: Me tërë fuqinë do ta mbështes anëtarësimin e Kosovës në KiE

by admin
Spread the love

Komiteti i Ministrave sot pritet ta shqyrtojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Pas shqyrtimit të aplikacionit nga ana e Komitetit të Ministrave, fjala përfundimtare i mbetet Asamblesë Parlamentare e cila përbëhet nga përfaqësuesit e shteteve anëtare. Pranimi i një anëtari të ri në KiE bëhet në rast se shteti që aplikon siguron 2/3 e votave.

Edhe pse nuk është pjesë e Komitetit të Ministrave, deputeti ukrainas Oleksiy Oleksiyovich Goncharenko, ka thënë se do ta mbështesë me tërë fuqinë Kosovën për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare, njofton Shqip.

“Sot do të jetë vendimi i parë i Komitetit të Ministrave dhe ne do të shohim se si kjo do të shkojë. Unë do ta mbështesë rastin e Kosovës në të gjitha mundësitë e mundshme me të gjithë forcën time”.

“Sot do të jetë takimi i Komitetit të Ministrave ku unë nuk jam anëtar. Unë jam anëtar i Asamblesë Parlamentare. Sot do të jetë takimi i Komitetit, unë shpresoj që vendimi do të jetë pozitiv”.

Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje.

Ujkani: Gjasat e mëdha që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO

klankosova.tv

You may also like