Dënohen 202 shoferë për tejkalim të shpejtësisë

by admin
Spread the love

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme (21.12.2023) ka kryer kontroll aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 202 drejtues automjetesh.

“Prej tyre, shtatë automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe dy vetura kanë lëvizur me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Në të njëjtën kohë, 93 drejtues automjetesh kanë tejkaluar shpejtësinë në qytet dhe 109 jashtë qytetit”.
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.

MARKETING



You may also like