Dëmtohet Thomas Strakosha, ja kur pritet të kthehet gardiani kuqezi

by admin
Spread the love

Debutimi në Premier League për Thomas Strakoshën nuk ka ardhur ende me fanellën e Brentford. Megjithatë, gardiani kuqezi duhet të presë akoma edhe më gjatë pasi ka dëmtuar ligamentin në stërvitjen e fundit të zhvilluar me klubin anglez.

Portieri 27-vjeçar ishte duke u trajnuar për penalltitë dhe në goditjen e bërë nga shoku i tij i ekipit Kristoffer Ajer, erdhi edhe dëmtimi. Strakosha nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit për disa javë dhe rikthimi i tij në fushë besohet se do të jetë në vitin 2023.

Gardiani kuqezi u transferua te Brentford në merkaton e verës si një lojtar i lirë pasi i përfundoi kontrata me Lazios. Deri më tani Thomas Strakosha ka zhvilluar vetëm një ndeshje me Brentford, në Kupën e Anglisë ku e mbajti portën të paprekur. /oversport.tv

You may also like