Dëmtimi i Comanit, Bayerni hidhet në treg për një sulmues

by admin
Spread the love

Lajm i keq për Bayernin e Mynihut. Klubi bavarez nuk do të ketë për disa kohë shërbimet e Kingsley Coman për shkak të lëndimit që futbollisti francez pësoi në ndeshjen e së shtunës, në Augsburg (rezultati përfundimtar ishte 3-2 në favor të bavarezëve).

Raporti mjekësor i publikuar nga Bayerni në kanalin zyrtar tregon për një dëmtim të ligamentit kolateral medial të gjurit të majtë.

“Është pa dyshim një goditje e madhe”, tha drejtori sportiv, Christoph Freund. “Por duke e njohur Kingsley-n, ai do të kthehet edhe më i fortë. I urojmë shërim të shpejtë”.

Bayern merr masa: Mungesa e sulmuesit francez mund ta detyrojë Bayernin të marrë masa në tregun e transferimeve në orët e fundit.

Sipas “Sky Sport Germany”, klubi bavarez po mendonte të afronte që në janar Bryan Zaragozas, sulmuesi spanjoll i Granadas, të cilin Bayern e ka blerë për sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e klubit gjerman kontaktuan me drejtuesit e Granadës, por përgjigja ishte shumë e ftohtë: klubi spanjoll nuk ka ndërmend ta lërë lojtarin të largohet tani, sepse nuk do të kishte kohë të mjaftueshme për të gjetur një zëvendësues të përshtatshëm./Supersport


Top Channel

You may also like