Demiri: Sektori i shëndetësisë ka punonjëse të guximshme dhe të përkushtuara shëndetësor me të cilat duhet të jemi krenarë

by admin
Spread the love

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, thekson se shëndetësia ka punonjëse dhe bashkëpunëtore shëndetësore të guximshme dhe të përkushtuara, mjeke, infermiere, ndihmësmjeke, me të cilat duhet të krenohemi të gjithë.

“Këto janë heroinat tona që punojnë pa u lodhur për të përmirësuar cilësinë e jetës për të gjithë ne. Jam krenar që në Ministrinë e Shëndetësisë kemi shumë drejtuese sektoresh dhe repartesh, këshilltare shtetërore dhe zëvendësministre që marrin pjesë aktive në krijimin e politikave shëndetësore.
Në periudhën e kaluar kemi investuar shumë në trajtim më të mirë shëndetësor për të gjithë pacientet, për të përmirësuar shëndetin e nënave dhe të porsalindurve.

Vazhdojmë të dëgjojmë organizatat e grave edhe në periudhën e ardhshme, sepse vetëm së bashku mund ta forcojmë shëndetësinë publike. Gëzuar 8 Marsin!”, thuhet në urimin nga Ministri Demiri.

MARKETING



You may also like