Deklarata e Ramës për Rusinë – jehonë në mediat e mëdha botërore! – Shqip

by admin
Spread the love

“Ndërprit luftën dhe Zelensky nuk e merr fjalën”, kryefjalë e titujve të mediave botërore

Përplasja mes kryeministrit  të Shqipërisë, Edi Rama si kryesues i Presidencës së Këshillit të Sigurimit, me ambasadorin e Rusisë në OKB, për prezencën e Ukrainës , ka bërë jehonë në mediet ndërkombëtare.

Përgjigjia e fortë e Ramës me frazën “Nderprit luftën dhe Zelensky nuk e merr fjalën”, ndaj përfaqësuesit rus në Këshillin e Sigurimit, Vasily Nebenzya, i cili akuzoi kryeministrin shqiptar për shkelje të rregullave pasi i dha të drejtën e fjalës presidentit të UKrainës, Volodimir Zelensky, ishte kryefjala e shumicës së titujve të mediave më prestigjioze në reportazhet per mbledhjen e Këshillit të Sigurimit.

REUTERS ka vecuar ironinë e kryeministrit Rama me krahasimin me pushtimin në Ukrainë që ruset i thonë operacion special e jo luftë……

“I siguroje kolegët ruse dhe të gjithë se nuk është operacion special i presidencës shqiptare…”

SKY NEWS ndalet tek zgjidhja qe Rama i ofron ambasadorit rus për të mos folur Zelensky ne OKB;

‘Mos më provoko’: Kryeministri shqiptar debaton me ambasadorin rus për fjalimin e Zelenskyit në OKB

Përfaqësuesi i Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së kundërshtoi mbajtjen e nje fjalimi nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Kryeministri shqiptar i ofroi një “zgjidhje”  – “ndalo luftën”.

Edhe FOX NEWS ka pasur si titull kryesor debatin e Rames me ambasadorin e RusisM ne OKB;

Rusia sulmohet nga kryeministri shqiptar pas përpjekjes së dështuar për të penguar presidentin ukrainas Zelenskyy të flasë në OKB

Kryeministri Rama theksoi hipokrizinë e zyrtareve rus për shkeljen e rregullave duke u kujtuar për pushtimin e bllokuar të Ukrainës nga Moska që ka kushtuar mijëra jetë

Ne te njejten linje ka qene edhe THE WASHINGTON POST me titullin

“Lideri i Shqiperise ka deklaruar se OKB duhet ta identifikoje Rusine si agresore te Ukraines”

Po keshtu edhe ZERI I AMERIKES qe shkruan:

“Rama ambasadorit rus në OKB: Ndalni luftën dhe Ukraina nuk flet në Këshillin e Sigurimit”

 

You may also like