Deçan: Kërkohet paraburgim për arsimtarin që dyshohet se puthi nxënësen e mitur

by admin
Spread the love

Kërkesa për paraburgim do të dorëzohet sot gjatë ditës nga ana e prokurorit.

Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës Shkodran Nikçi.

“Prokurori është duke e përpiluar kërkesën për paraburgim”, tha Nikçi.

Ai shtoi se ndaj arsimtarit janë marrë edhe veprime tjea hetimore.

“Atij i është konfiskuar edhe telefoni”, tha ai.

Të hënën është ndaluar një arsimtar për 48 orë.

Ai dyshohet se e ka puthur një nxënëse të klasës së shtatë.

Rasti ka ndodhur në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit” në Deçan dhe është cilësuar si “Sulm seksual”.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

Deçan: Suspendohet arsimtari që dyshohet se puthi nxënësen e mitur

The post Deçan: Kërkohet paraburgim për arsimtarin që dyshohet se puthi nxënësen e mitur appeared first on Shqip.

You may also like