Debuton kundër Shqipërisë, 66-vjeçari publikon listën e Kilit

by admin
Spread the love

Kili është kundërshtari i parë i kombëtares shqiptare në 2024. Kuqezinjtë e Sylvinhos do të ndeshen me skuadrën latine në datën 22 mars (20:45), për herë të parë në histori.

Dueli miqësor do të luhet në “Ennio Tardini” të Parmës, Itali. Stadium që pritet të “pushtohet” nga koret dhe ngjyrat kuqezi të tifozëve shqiptarë.

Trajneri i ri i La Roja, Ricardo Gareca, i cili do të debutojë në detyrën e re pikërisht përballë kombëtares shqiptare, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për dy miqësoret ndaj kuqezinjve dhe Francës (26).

Claudio Bravo është rikthimi i madh, edhe pse portieri nuk po merr minuta te Real Betis. Gjithsesi, 40-vjeçari numëron 145 ndeshje me Kilin dhe Gareca kërkon të përfitojë nga përvoja e madhe e ish-kapitenit.

Ne e kemi pëlqyer gjithmonë Claudion, edhe pse ai aktualisht është zëvendësues te Betisi. Të shohim se në çfarë gjendje është. Kjo është arsyeja e ftesës. Edhe sepse ai po stërvitet normalisht, pavarësisht se nuk po luan”, theksoi trajneri argjentinas.

Gary Medel mungon, me Garecan që bën të ditur se mund të ftohet në të ardhmen. Pasi në këto dy takime preferon emra të tjerë. Gjithashtu Arturo Vidal, por arsyeja është tjetër.

Ka shqetësime, ende nuk është rikuperuar nga problemet muskulore. Dua të kem në dispozicion lojtarë të gatshëm 100% në aspektin fizik”, shpjegoi trajneri i ri, sipas Super Sport

I cili ka rikthyer edhe Edouardo Vargas, një emër i njohur për sulmin. 34-vjeçari, autor i 40 golave me Kilin, luan në Brazil me Atletico MG prej nëntorit të vitit 2020.

LISTA E KILIT

Portierë
Claudio Bravo
Brayan Cortes
Gabriel Arias

Mbrojtës
Guillermo Maripan
Paulo Diaz
Igor Lichnovsky
Matias Katalan
Mauricio Isla
Nicolas Fernandez
Gabriel Suazo
Thomas Galdames

Mesfushorë
Erick Pulgar
Rodrigo Echeverria
Marcelino Nunez
Javier Altamirano
Cesar Perez
Dario Osorio
Diego Valdes

Sulmues
Cristian Zavala
Carlos Palacios
Victor Davila
Marcos Bolados
Alexis Sanchez
Eduardo Vargas


Top Channel

You may also like