Debati i fortë me Efin dhe ndryshimet në sjellje, ndjekësit bojkotojnë Kiara Tito-n në Instagram

by admin
Spread the love

Moderatorja e njohur Kiara Tito rihyri në shtëpinë e Big Brother VIP pak ditë më parë, ndërsa gjatë kësaj kohe, ajo ka treguar një sjellje ndryshe nga ç’ishim mësuar ta shikonim përpara se të eliminohej. Madje, Kiara është komentuar gjerë e gjatë për ndryshimin në sjellje dhe madje disa banorë janë shprehur që ajo ka ardhur si një “tjetër njeri”.

Gjatë spektaklit të kaluar, Efi ka pasur një debat të ashpër me Efin, duke prishur kështu miqësinë e dikurshme që kishin së bashku. Megjithatë këto veprime të moderatores duket se nuk janë pritur fare mirë nga fansat e saj, shumë prej të cilëve e kanë “ndëshkuar” duke i bërë “unfollow” në rrjetin social “Instagram”.

Paraditen e djeshme, Kiara numëronte plot 678 mijë ndjekës në llogarinë e saj zyrtare në “Instagram” deri përpara spektaklit, ndërkohë që vetëm brenda natës e deri më tani, numri ka rënë në 651 mijë.

Më shumë se 27 mijë ndjekës kanë hequr dorë nga Kiara në “Instagram”, pasi kanë parë veprimet e kësaj të fundit. Kujtojmë që pasi doli, Kiara u rrit në Instagram me mbi 100 mijë ndjekës.

You may also like