Dean Huijsen ka vendosur zyrtarisht që të përfaqësojë Spanjën në vend të Holandës

by admin
Spread the love

Mbrojtësi i Romës, Dean Huijsen, i cili është në huazim nga Juventusi, ka vendosur zyrtarisht që të përfaqësojë Spanjën në vend të Holandës në nivel të kombëtares.

Mbrojtësi 18 vjeçar, i cili është paraqitur për moshat e reja holandeze, u largua nga Juventusi muajin e kaluar, duke iu bashkuar Romës në një marrëveshje gjashtë mujore, pa ndonjë opsion blerje, raporton KosovaPress.

Deri tani, ai po tregon paraqitje tejet të mira me Romën, ku ka arritur ta gjej golin dy herë.

Juventusi do ta sjell Huijsen në ekip në verë, dhe mund ta mbajë atë në skuadër për sezonin e ardhshëm, edhe pse klubi është i hapur për ta huazuar atë për ta vazhduar më tej zhvillimin e tij.

Ai ka kontratë me Juventusin deri në qershor të vitit 2028.

Spanish Royal Decree 200/2024 e ka konfirmuar se Huijen edhe zyrtarisht është bërë pjesë e Kombëtares së Spanjës dhe mund të paraqitet tani me të.

Ai kaloi në Spanjë në moshën pesë vjeçare me familjen e tij dhe e filloi karrierën si futbollist te Malaga, para se të kalonte te Juventusi.

You may also like