De Rossi para debutimit në Europë: Dua Romën që eliminoi Barcelonën

by admin
Spread the love

Roma përballet të enjten në raundin e 1/16-tave në Europa League teksa luan në transfertën holandeze ndaj Feyenoord.

Daniele De Rossi do të ketë ndeshjen e tij të debutimit në Europë si trajner, teksa në konferencën për shtyp, theksoi se kërkon të rikthejë atë Romën që disa vite më parë eliminonte Barcelonën nga Champions League.

“Jam shumë i lumtur që po debutoj në Europë, disa kohë më parë nuk e mendoja. Jam i gëzuar për këtë mundësi dhe dua të përfitoj nga ajo. Është një klimë e nxehtë, por është fusha ajo që flet. Kam eksperiencë si lojtar në disa ndeshje europiane, por nuk kam fituar kurrë më parë një trofe europian.

Mbaj mend edhe kur na mposhti Manchester United me rezultatin 7-1, por ia dolëm të ringriheshim. Nëse më duhet të zgjedh një ndeshje të veçantë europiane, mendoj për atë fitoren 3-0 kundër Barcelonës. Dua të rikthehemi mes skuadrave më të rëndësishme të Europës”, u shpreh Daniele De Rossi./ Super Sport


Top Channel

You may also like