De Rossi kërkon të tretën radhazi, publikohen formacionet e sfidës Salernitana-Roma

by admin
Spread the love

Pas një jave spektakolare, me disa rezultate të pritshme e disa goxha suprizuese, mbrëmjen e kësaj të hëne, në “Stadio Arechi”, vendasit e Salernitana do të presin “Verdhekuqtë” e Roma-s, në përballjen e vlefshme për javën e 22-të të kampionatit italian të futbollit, Serie A, ku padyshim kryeqytetasit kërkojnë fitore.

Përsa i përket formacioneve, tekniku, Filippo Inzaghi i ka rreshtuar të tijër, me formulën, 4-3-2-1, ku në portë është Ochoa e para tij në mbrojtje janë Bradaric, Gyomber, Daniliuc e Pierozzi. Në mesfushë janë Basic, Maggiore e Sambia, ndërsa Tchaouan e Antonio Candreva janë pas sulmuesit të vetëm, Simy.

Në krahun tjetër, tekniku, Daniele De Rossi, i cili kërkon fitoren e 3-të radhazi për skuadrën e tij, i ka rreshtuar “Verdhekuqtë” , me po të njëjtin formacion, ku në portë është vendosur si zakonisht, portugezi, Rui Patricio. Në krahët e mbrojtjes janë Karsdrop e Kristensen, me qendrën që mbulohet nga Mancini e Llorente. Në mesfushë janë Raul Bove, Cristante e Lorenzo Pellegrini, ndërsa El Shaarawy e Dybala ndodhen pas “yllit” belg, Romelu Lukaku. /i.m /abcnews.al

Formacionet zyrtare:

You may also like