​De Rossi: Diskutimet me Romën zgjatën 10 minuta

by admin
Spread the love

Daniele De Rossi ka dhënë intervistën e tij të parë që nga emërimi si trajner i Romës .

Ish-lojtari i Giallorossëve zëvendësoi Jose Mourinhon të martën, pothuajse menjëherë pas shkarkimit të portugezi nga posti i trajnerit.

De Rossi ka kontratë deri në fund të sezonit 2023-24. Kjo do të jetë puna e tij e dytë si trajner në krye të një ekipi profesionist, pas një periudhe të shkurtër në krye të SPAL-it në Serinë B në edicionin 2022-23.

Pasi ka kryer tashmë disa seanca stërvitore, nën drejtimin e De Rossit Roma do të përballet me Hellas Veronan në Serie A të shtunën.

“Jam i habitur, sepse po mundohesha të kujtoja rrugët, rrethrrotullimet dhe vendet që shihja çdo ditë për 18 vjet radhazi,” tha De Rossi për kanalet mediatike të klubit të Romës.

“Është emocionuese sepse po shoh shumë vende dhe më e rëndësishmja, shumë fytyra që kam që kanë qenë me mua për një pjesë të madhe dhe të mrekullueshme të jetës sime. Unë jam gjithashtu i vetëdijshëm se ka një punë të rëndësishme për të bërë dhe ne nuk mund të jemi këtu vetëm duke parë përreth se si kanë ndryshuar gjërat.”, shtoi ai.

Kur u pyet se si reagoi ndaj ofertës për t’u bërë trajner i Romës së tij të dashur, De Rossi u përgjigj:

“Isha i befasuar dhe i emocionuar. Në atë moment e kupton se po ndodh në të vërtetë. E dija se ishte një mundësi, kështu që nuk ishte krejtësisht e paqartë. Unë thashë se isha i lumtur që i takova, për të folur dhe për të ndarë idetë, por u deshën jo më shumë se 10 minuta për ta mbyllur marrëveshjen.”, tha italiani.

You may also like