De Larutentis nis revolucionin, Pioli në listë për stolin e Napolit. Presidenti vijon me merkaton e fuqishme

by admin
Spread the love

Katër goditje në merkato, një shitje e mundshme mes njërit mes Lindstromit dhe Politanos, por në horizont edhe lëvizje të reja. E qartë që Aurelio de Laurentis nuk dëshiron ta mbyllë me një renditje të shëmtuar sezonin si kampion Italie në fuqi. Superkupa e Italisë ofron një shans të vogël për revansh pasi një trofe në Riad mund të ndryshojë disi humorin napolitan, por jo ta rregullojë në mënyrë definitive.

E teksa monitoron merkaton për goditje të reja, presidenti i Napolit planifikon edhe të ardhmen për sa i përket stolit. Pas zhgënjimit me Rudi Garsian dhe situatës së Valter Maxarrit, i cili nuk po rregullon asgjë krahasuar me pararendësin, kampionët synojnë një ndryshim në pankinë.

IDE STOLI –

Janë të shumtë emrat që po lidhen me postin në fjalë për sezonin e ardhshëm. Ideja e fundit është ajo e Stefano Pioli, trajner aktual i Milanit. Këtë e ka raportuar “Kiss Kiss”, një radio me burime tepër të besueshme pranë Napolit që sqaron se edhe presidenti italian Aurelio de Laurentis po mendon për trajnerin e kuqezinjve për vitin e ardhshëm.

Zgjedhja e parë mbetet, përveç Antonio Contes, që megjithatë e ka edhe Roma, Roberto De Zerbi, me të cilin De Laurentis flet shpesh, por ish-lojtari i Sasuolos po bën mirë te Brajtoni dhe për këtë arsye mund të vendosë të qëndrojë në Angli nga ku një largim do të kushtonte edhe disa miliona euro. Kjo është arsyeja pse Pioli mund të ishte një ide shumë konkrete. Ajo që 58- vjeçari ka treguar te Milani, me një kampionat të fituar dhe një gjysmëfinale Champions-i, përbëjnë një CV të respektueshme e cila vlerësohet nga të gjithë në Napoli.

PANORAMASPORT.AL

You may also like