DAVOS – Zelensky: Ukraina ka nevojë tani për tanke

by admin
Spread the love

KIEV, 19 janar /ATSH-DPA/- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje dje aleatëve si Gjermania, për të dërguar sa më shpejt tanke luftarake gjatë një fjalimi onlne drejtuar elitës së biznesit dhe politikës të mbledhur, në Davos.

“Koha që bota e lirë përdor për të menduar, përdoret nga shteti terrorist për të vrarë”, tha Zelensky.

“Vendet perëndimore kanë hezituar në mënyrë të përsëritur për të vepruar”, tha ai.

Një pyetje e madhe që qëndron mbi këtë edicion të Forumit Ekonomik Botëror në Davos ka qenë nëse kancelari Scholz do të heqë dorë nga rezistenca e tij për t’i ofruar Ukrainës tanket moderne “Leopard 2″ të prodhimit gjerman.

“Ne po furnizojmë vazhdimisht Ukrainën me sasi të mëdha armësh, në konsultim të ngushtë me partnerët tanë, duke përfshirë artilerinë, sistemet e mbrojtjes ajrore dhe automjetet e blinduara”, tha Scholz më herët.

Ai e përshkroi vendimin për dërgimin e këtyre armëve si “një pikë kthese” në politikën e jashtme dhe të sigurisë gjermane.

Pavarësisht kritikave jo vetëm nga Kievi, por edhe nga aleatët e NATO-s dhe anëtarët e koalicionit të tij, deri më tani, kancelari gjerman Scholz ka qëndruar kundër thirrjeve që i kërkojnë atij të dërgojë tanke “Leopard 2”. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like