DAVOS – Guterres: Bota po përballet me uragane të kategorisë V

by admin
Spread the love

DAVOS, 18 janar /ATSH-DPA/ – Bota “po shikon në sy” uragane të kategorisë V, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres në një fjalim drejtuar liderëve politikë dhe të biznesit në Davos.

Shefi i OKB-së dha një vlerësim therës të gjendjes së keqe në botë, në Forumin Ekonomik Botëror në qytetin turistik zviceran.

“Bota jonë po rrënohet nga një stuhi e përsosur, në një numër frontesh”, tha Guterres në një krahasim figurativ.

Thirrjet e tij përfshinin recesionin global të afërt, luftën në Ukrainë, thellimin e pabarazive, një krizë të shpalosur me shpejtësi të kostos së jetesës, nivelet e larta të borxhit në vendet e pambrojtura dhe plagët e vazhdueshme të pandemisë.

“Beteja në luftën kundër ngrohjes globale po humbet, dhe çdo javë po përballemi me një tmerr të ri klimatik”, tha Guterres.

“Angazhimi për të kufizuar rritjen e temperaturës globale në 1,5 gradë Celsius mbi nivelet paraindustriale ka dështuar, dhe bota po shkon drejt një rritjeje prej 2,8 gradësh C”, tha ai. //a.i./

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like