Dasmë në shtëpinë e Big Brother/ Luizi celebron Nitën dhe Bledin, çifti shkëmben puthjen e parë

by admin
Spread the love

Një dasmë tradicionale shqiptare është organizuar mbrëmjen e së premtes në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pas dasmës që u organizua pak javë më parë, ku çift ishte Luizi dhe Kiara, banorët kanë organizuar dje dasmën tradicionale kosovare me rastin e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Nita dhe Bledi ishin çifti i radhës këtë herë, teksa Nita u zgjodh si nuse meqë origjina e saj është nga Prishtina e Kosovës. Çifti shijoi të gjithë këtë organizim të përgatitur nga Vëllai i Madh, si edhe banorët, teksa nuk ka munguar as një puthje në buzë mes dyshes.

Ndërkaq, banori më i komentuar i shtëpisë, Luizi ka luajtur rolin e kryetarit të Bashkisë, duke celebruar çiftin e duke i dhënë bekimin që të kenë jetë të lumtur së bashku. Pas këtij momenti, në shtëpi ka nisur festa dhe banorët kanë shijuar muzikën live, teksa kanë kënduar Luizi, Armaldo dhe Valbona.

You may also like