Dasma e Luizit dhe Kiarës/ Këngëtari i dedikon këngën, moderatorja nuk i mban lotët

by admin
Spread the love

Moderatorja Kiara Tito dhe këngëtari Luiz Ejlli i ‘kanë dhënë fund beqarisë’ mbrëmjen e sotme, duke u martuar në shtëpinë e Big Brother VIP. Edhe pse është vetëm një lojë e dhënë nga Vëllai i Madh, dyshja e kanë shijuar shumë këtë moment të veçantë.

Luizi i veshur si dhëndër dhe Kiara si nuse kanë shkëmbyer puthjen e parë në buzë, pas betimeve të tyre e pas fjalëve të priftit, Kristit. Më pas, atmosfera është ngrohur më tej nga Altin Shira, këngëtari i njohur shqiptar i cili u bë pjesë e këtij gëzimi në shtëpi.

Luizi e ka deklaruar që është një fans i madh i këngëve të tij, teksa ka kënduar disa prej tyre së bashku me Altinin. Madje, ai i ka dedikuar edhe një këngë Kiarës, e cila është është parë në lot pas këtij momenti emocionues.

Gjatë festimeve, këngëtari dogji edhe shaminë e beqarit, ndërsa më pas dasma ka vijuar e qetë dhe banorët kanë kërcyer gjatë gjithë mbrëmjes.

You may also like