​”Dardanët” përfundojnë stërvitjen, gati për ndeshjen me Izraelin

by admin
Spread the love

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka kryer stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme kundër Izraelit.

“Dardanët” përfunduan seanca të lehta stërvitore, si fizike ashtu edhe teknike.

Të dielën, në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” do të zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Policia e Kosovës njoftoi sot se i ka shtuar masat e sigurisë një ditë para ndeshjes kualifikuese për Euro 2024 mes Kosovës dhe Izraelit, duke ndaluar materialet me përmbajtje fetare dhe politike përreth dhe pranë stadiumit në Prishtinë.

Ndeshja në stadiumin Fadil Vokrri në kryeqytet është e para për ekipin kombëtar të Izraelit prej se nisi lufta mes Izraelit dhe grupit palestinez Hamas, i cili është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, më 7 tetor.

Ndeshja ishte parashikuar të luhej më 15 tetor, por u shty për 12 nëntor pasi militantët e grupit radikal i sulmuan qytetet e Izraelit jugor, duke i vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke i rrëmbyer mbi 240 të tjerë. Ky sulm nxiti luftë dhe bombardime të pareshtura hakmarrëse të Izraelit në Rripin e Gazës.


Top Channel

You may also like