Daniele De Rosi drejt kthimit në një pankinë, pritet debutimi në Serinë A

by admin
Spread the love

Daniele De Rosi duket se shumë shpejt do të kthehet në drejtimin e jë skuadre italiane. Edhe pse ai nuk ia doli të shkëlqente në eksperiencën e tij të mëparshme te SPAL në Serinë B, për ish-mesfushorin 40-vjeçar, ekziston mundësia që të marrë drejtimin e një klubi në elitën e futbollit italian.

“Corriere Dello Sport” bën të ditur se një nga klubet historike në Serinë A, Verona, po mendon largimin e trajnerit Marko Baroni. Klubi është i parafundit në renditjen e kampionatit me vetëm 9 pikë në 13 javë. Rezultati negativ i radhës pritet të mbyllë përfundimisht eksperiencën e trajnerit aktual dhe t’i hapë rrugë asaj të De Rosit.

Palët kanë një akord parimor dhe tashmë mbetet vetëm firma në kontratën e tij të parë si trajner në Serinë A. De Rosi vetëm dy muaj më parë mori licencën UEFA Pro dhe nuk do të ketë nevojë më për “tutor” në rrugëtimin e tij në pankinat e futbollit italian.

PANORAMASPORT.AL

You may also like