Danella Arsovska e Qytetit të Shkupit do të formojë parti politike

by admin
Spread the love

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska po shqyrton mundësinë e formimit të një subjekti politik. Ajo si kandidate e pavarur fitoi Shkupin me përkrahjen e partive opozitare, përfshirë VMRO-DPMNE, ASH dhe Alternativën. Me shumë gjasa një parti e re politike do të shfaqet në skenën politike.

Lajmi për mundësinë e formimit të partisë është lansuar nga TV21 duke u thirrur në burime të afërta me Arsovskën.

Kjo ide është nxitur nga rezultatet e anketës së fundit të publikuar nga IRI, ku thuhet se 19 për qind e të anketuarve mendojnë se Arsovska duhet të rizgjidhet kryetare e kryeqytetit, 29 për qind e të anketuarve janë përgjigjur pozitivisht, ndërsa 53 për qind negative.

You may also like