“Dancing With The Stars”, ja kush është çifti i radhës që lë garën

by admin
Spread the love

“Dancing With The Stars” është kthyer në një nga programet më interesantë të të premteve mbrëma, si edhe një nga spektaklet më të përolur që prodhon dhumë debate e diskutime në çdo puntatë.

Shumë personazhë VIP janë bërë pjesë e këtij spektakli, teksa prej puntatës së dytë kanë nisur edhe eliminimet në spektakël. Nata e së premtes së kaluar i dedikohej filmit, ku çiftet kërcyen me kolonat zanore të disa prej filmave më të dashur shqiptar e të huaj.

Ata sollën performanca shumë të veçanta, duke sjellë edhe duartrokitjet e publikut, si edhe duke marrë vlerësime të larta edhe nga juria e këtij spektakli. Por, pas të gjithë performancave, sipas rregullit të spektaklit, duhet të kishte edhe një të eliminuar. Në fund, mes çifteve Gent & Emanuela dhe Arbër & Erisa, publiku dhe juria vendosi që të përfundojë rrugëtimin aktori i njohur Gent Hazizi.

Në fund të spektaklit Genti u shpreh: U argëtova shumë në këtë show kaq të bukur. Kalova dy muaj ekseperiencë dhe mësova shumë, çmimi im janë lotët e vajzës sime. E dinte që edhe po të ikte babi sonte do e ngrinte në krahë këtu. Falenderoj jurinë për vlerwsimin e pikëve. Unë e dija që do rrija gjashtë javë, isha VIP 6, kam rënë gjashtë kile kështu që… Ju faleminderit dhe suksese të gjithëve! 

You may also like