Dagz tregon mesazhet që i shkruajnë vajzat pas daljes nga BBV: Lëre Einxhelin…

by admin
Spread the love

Çifti shumë i dashur për publikun, Einxhel dhe Dagz ishin së fundmi të ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ku treguan të pathënat e lidhjes së tyre.

Dyshja treguan se nuk bëhen xhelozë për njëri-tjetrin, sepse kjo nuk është në tipin e tyre dhe se kanë besim te marrëdhënia që kanë krijuar.

Aulona e pyeti Einxhelin nëse Dagzin e ngacmojnë gocat me mesazhe.

Aulona: E ngacmojnë gocat me mesazhe?

Einxhel: Nuk e di fare

Aulona-Dagzit: Të ngacmojnë? Të ka thënë ndonjëra lëre atë, jam unë këtu më e mirë?

Einxhel: Çe do atë…

Dagz: I kam thënë që një prej mesazheve që më vjen më së shumti është ky, leje atë gocë…

Einxhel: E di pse? Se ka qenë një moment brenda shtëpisë kur unë kam thënë “ja pra zemër, e arrita qëllimin që njërin ta duan të gjitha, por ta kem unë”. Tani do e thonë ato se s’kanë çfarë bëjnë. Taksirat.


You may also like